Prezantohet planin për zgjerimin e Partisë Social Demokratike në Prishtinë

20:42 | 10 Tetor 2018
V. S.

Partia Socialdemokrate e Kosovës sot ka mbajtur një tubim në Prishtinë me ç`rast kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti ka prezantuar planin për zgjerimin e PSD-së në çdo lagje në Prishtinën.

Përmes një njoftimi për media, kjo parti ka treguar se programi do gjejë vend edhe në gjithë Kosovën.

Njoftimi i plotë

Sot, Partia Socialdemokrate ka mbajtur tubimin e degës në kryeqendrën e Republikës së Kosovës. Kryetari Shpend Ahmeti shpalosi para mbështetësve të shumtë orientimin programor dhe planin për shtrirjen dhe zgjerimin e PSD-së në çdo lagje e fshat të Prishtinës. Bashkë me koordinatorin e degës, Bashkim Behen dhe anëtarën e Kryesisë Teuta Rrusta; ata e cilësuan krijimin e infrastrukturës organizative si mundësi për përhapjen e platformës socialdemokrate që fuqizon politikat zhvillimore dhe sociale.

Prishtina është komuna që luftoi me rezultate konkrete krimin e korrupsionin; që njihet sot edhe ndërkombëtarisht si shembull i transparencës radikale dhe i politikave të barazisë. Qeverisja socialdemokrate e Shpend Ahmetit përmirësoi dukshëm kushtet në sektorin e arsimit e të shëndetësisë; modernizoi administratën, shërbimet e transportin publik; si dhe zgjeroi hapësirat publike.

Shtrirja e strukturave të Partisë Socialdemokrate në Prishtinë është krijim i hapësirës për politika progresive. Këto politika janë domosdoshmëri për një shoqëri të zhvilluar dhe të barabartë gjithandej vendit. Shtrirja e modelit dhe programit socialdemokrat ka nisur në Prishtinë. Ai do të gjejë vend në gjithë Republikën tonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme