Presioni dhe kërcënimet e zyrtarëve shtetërorë të Beogradit për pjesëtarët serbë të FSK-së nuk po e japin efektin e tyre tek këta të fundit.
Menjëherë pas miratimit të tri projektligjeve për transformimin e FSK-së, nga Beogradi erdhën thirrjet se kushdo që i bashkohet Ushtrisë së Kosovës, do të arrestohet, shkruan lajmi.net.
“Shërbimet e Sigurisë serbe janë të ngarkuar me identifikimin e atyre që bashkohen ushtrisë dhe të i arrestojnë ata kur të është e mundur.”, kishte thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Thirrje të njëjta kishte bërë edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin.
Madje ai mllefin për faktin që Kosova tashmë ka Ushtrinë e saj, e kishte shpalosur duke thënë se e njëjta është formuar me qëllimin për ta sulmuar Serbinë.
Mirëpo, këto thirrje nuk e dhanë efektin që u dëshirua nga zyrtarët e Beogradit.
Në një përgjigje nga MFSK-ja për lajmi.net është thënë se asnjë pjesëtar shqiptar apo i komuniteteve tjera nuk ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga kjo Forcë.
“Pas miratimit në lexim të dytë të tri projektligjeve për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, nuk kemi pasur ndonjë rast me kërkesë për largim, të ndonjë pjesëtari të FSK-së të komunitetit serb”, thuhet në përgjigjen e MFSK-së për lajmi.net.
Kujtojmë, se Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti miratoi tri projektligjet për FSK-në.
Në kuadër të të njëjtave, parashihet edhe transformimi i ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes.
Ushtria e ardhshme e Kosovës pritet t’i ketë rreth 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe 3 mijë rezervë
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...