Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ekziston një zgjidhje se si të dërgohen produktet ushqimore nga Serbia për në Mitrovicën veriore, por ka deklaruar se nuk mund të flasë për këtë.
“Njerëzit nuk duhet të shqetësohen, ata nuk do të jenë të uritur, ne do të sigurohemi për këtë” tha Vuçiq gjatë vizitës në televizionin serb O2.
Ai tha se është në kontakt me ata që transportonin ushqim për në Kosovë dhe se ata nuk duhet të trajtohen si kriminelë. I pyetur nëse shtyrja e samitit të Parisit do të thotë se SHBA-ja do të përfshihet më shumë në negociata, Vuçiq tha se Uashingtoni tashmë është i përfshirë, ndërsa ai vetë shtroi pyetjen se a është i nevojshëm fakti që të përfshihen shtetet të cilat e njohin Kosovën si shtet ndërsa të përjashtohen nga negociatat ato shtete që nuk e njohin.
Vuçiq shtoi se Serbia ka më shumë besim tek presidenti aktual i SHBA-së Donald Trump sesa në administratat e kaluara, po tha se Uashingtoni nuk e ndryshon politikën karshi Kosovës, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
I pyetur se çfarë do të ndodhë tani që dështoi takimi në Paris, ai tha se pritet që presidenti francez, Emmanuel Macron ta vizitojë Serbinë dhe një ditë dikush duhet të flasë atë të cilën shumë në Serbi nuk duan ta dëgjojnë, duke folur për një kompromis.
Ai shtoi se “rezistenca” në veri është serioze edhe pse autoritetet në Prishtinë duan ta thyejnë atë me çdo kusht dhe duan që t’i përdorin politikanë serbë. Ai gjithashtu shtoi se ka agjenci të huaja të cilat dëshirojnë ta shkatërrojnë veriun.
Sa i përket idesë së kryetarit të Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Djilas, për ta miratuar një deklaratë për pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve dhe krijimin e bashkëpunimit në arsim, mjekësi dhe sport, Vuçiq tha se Serbia paguan për arsimin dhe shëndetësinë në veri të Mitrovicës dhe tha se varet nëse Prishtina do të tërhiqet nga vendimi për taksën.
Vuçiq madje akuzoi edhe politikanët të cilët nuk pajtohen me të.
“Ata kanë të drejtë, unë jam negociatori më i keq, por unë nuk isha atëherë kur Kosova shpalli pavarësinë, dhe nuk isha aty kur 100 vende e kanë njohur Kosovën, por isha aty kur 13 vende e tërhoqën njohjen” tha Vuçiq.
Duke folur për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës dhe faktin se kjo gjykatë kërkon ekstradimin e radikalit Vojsllav Sheshel, tha se nuk do ta bëjë këtë ekstradim dhe se askush nuk do të luaj me Serbinë.
I pyetur për marrëdhëniet me Malin e Zi dhe kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markoviq, Vuçiq tha se i ka kërkuar atij që t’i respektojë interesat e Serbisë në Kosovë.
“Megjithatë, ne duhet të kemi marrëdhënie normale me Malin e Zi sepse kjo është në interes të serbëve që jetojnë atje. Ne duhet të mendojmë se si t’i ndihmojmë serbët. Interesi ynë është që të kemi marrëdhënie të mira me ta” tha Vuçiq.
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...