Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri ka organizuar Forumin Frankofon të Investimeve.
Në këtë forum po marrin pjesë të gjithë krerët e Kosovës duke bere këtë event si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në vend.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij tha se Kosova ka kapacitet të ofroj mundësi të mëdha bizneseve të vendeve anëtarë të bronkofonisë që të investojnë në Kosovë.
“Kosova është shtet i ri shtet i mundësive të mëdha shtet i cili duhet të shfrytëzohet si mundësi për investitorët ndërkombëtar. Sot të gjithë bartësit e institucioneve janë këtu për t’ju përshëndetur për te ju treguar se jeni të mirëseardhur në Kosovë. Kjo mundësi do të jetë shtyrje e madhe për Kosovën, për të zhvilluar bizneset në Kosovë dhe të tu hapur rrugë bizneseve frankofone të investojnë në vend. Dua të falënderoj Francën për mbështetje juve që jeni këtu të ju them se do të kemi një partneritet të shkëlqyer. Ky event është shumë i suksesshëm”, tha Thaçi./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/759491581056704/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...