Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur për në Bruksel ku e pret takimi i radhës me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq në vazhdën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ shprehet se ky do të jetë një takim i vështirë por me rëndësi të madhe për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes dy shteteve.
Ai gjithashtu është shprehur se kjo është e vetmja mënyrë për të hapur perspektivën e Kosovës ndaj BE-së dhe Kombeve të Bashkuara.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Gjatë rrugës për në Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën.”/arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën