Ai e ka mirëpritur dhe ka falënderuar eurodeputetët për votimin e djeshëm në Komitet të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për përkrahjen që i është liberalizimit të menjëhershëm të vizave dhe arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vendimi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, jo vetëm që është i merituar, por është i vonuar padrejtësisht. Lidhur me fazën përfundimtare të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e mirëpres faktin që AFET bën thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që do të përkrahet nga të gjitha palët, që do të ruajë karakterin shumetnik të shteteve tona dhe nuk do të krijojë kufij përgjatë vijave etnike”, thotë Thaçi në një postim në Facebook.
Mbi të gjitha, thotë Thaçi, “AFET e konsideron krejt të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje kompromisi për marrëveshjen përfundimtare”.
“Kjo qasje dhe përmbajtja e kësaj draft-rezolute të miratuar nga AFET dje, e cila pritet të votohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, është identike me qasjen dhe argumentet tona për marrëveshjen përfundimtare. Draft-rezoluta është dëshmi se eurodeputetët e kanë kuptuar qartë se cili është opsioni më i mundshëm dhe real i arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”, thekson presidenti.
Ai shpreson se miratimi i kësaj draft-rezolute do t’i ndihmojë të gjithë në Kosovë, pra institucionet dhe partitë politike, “që ta kuptojnë se cili opsion mund ta bëjë të mundur arritjen e marrëveshjes përfundimtare”.
“Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm i BE-së që Kosovën e trajton si shtet të pavarur dhe sovran. Prandaj, votimi i djeshëm nga AFET është mbështetje e fuqishme për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për të tejkaluar status quon aktuale të rrezikshme, e cila ka tendenca të përkeqësimit, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”, përfundoi Thaçi.
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...
Fitorja e Trump në SHBA dhe çoroditja e argatëve të Serbisë ...