Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuluar planin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York do të luftojë me gjithë zemër për Serbinë.
Ai u paraqit në një konferencë për media duke paralajmëruar fitore të thella në zgjedhje lokale.
“Jam i gatshëm për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Do të luftojë”, deklaroi Vuçiq, përcjell lajmi.net.
“Kur të tjerët të flasin, pas Thaçit, do të kemi edhe ne të drejtën e përgjigjes në fund. Nuk kam marrë ende vendim nëse do të përgjigjem në gjuhën angleze apo serbe. Por, nuk është detyra ime t’i bindi njerëzit tanë, por ata që dëshirojnë të dëgjojnë atje”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij, Vuçiq përshëndeti serbët në Kosovë dhe i falënderoi për luftën, derisa vlerësoi se kryetarët e komunave serbe i kanë dërguar mesazh presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se kush është presidenti i tyre, dhe cili është shteti i tyre.
“Ushtria e Kosovës është formuar kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk mund ta kërcënoj ushtrinë tonë, por mund ta kërcënoj ekzistencën e popullit tonë. E tëra kjo është e kundërt me atë që ka folur Thaçi”, përfundoi ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...