“Zakonisht nuk komentoj sondazhet. Çfarë do të thotë 44 për qind e qytetarëve janë kundër rikufizimit? A do të thotë kjo se 44 për qind janë për Kosovën e pavarur, të tillë gjithsesi janë 8-12 për qind e qytetarëve, ose që të gjithë mendojnë se Kaçaniku është i Serbisë, ose që të gjithë futen në një thes”, ka shtruar pyetjen presidenti i Serbisë, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Ai u shpreh i bindur para gazetarëve se shumica janë kundër, dhe këtë e sheh edhe në partinë e tij. “Shumica e anëtarëve në partinë time mendon se nuk duhet të merremi vesh, se do të vijë koha, se do të presim diçka që do të na ndodhë si një ndihmë prej Zotit. Nuk e dimë çka, por diçka do të ndodhë”, është shprehur ai.
Vuçiq ka thënë se kur i pyet qytetarët se çfarë do të ndodhë, ata përgjigjen se po ndryshojnë gjërat në botë. “Do të pyesja se çfarë po ndryshojnë në terren ato ndryshime. Thonë po shkojnë përpara rusët dhe kinezët tanë. Kemi marrëdhënie të mrekullueshme me Rusinë e Kinën, por çlidhje ka kjo me Kaçanikun, çfarë do të bëjmë kur të sulmohet populli ynë në veri të Kosovës. Ta thërrasim 500 herë Jens Stoltenbergun, sepse po të futeshim në veri, NATO këtë do ta merrte si sulm (ndaj saj – sqarim ynë) dhe do të përballeshim me konflikt me Aleancën Ushtarake”, ka sqaruar presidenti i Serbisë.
Vuçiq ka thënë se opozita nxit tema të tilla meqë duhet të gjejnë diçka që mund t’i sjell vota, ndërsa ata të gjithë bashkë kanë më pak vota.
“Unë e kam kuptuar shumë mirë vullnetin e qytetarëve, se vazhdimisht jemi kundër edhe kur nuk kuptojmë diçka. E kam kuptuar se njerëzit janë kundër, por kam menduar se përqindja është shumë më e madhe, 75 për qind”, është shprehur Vuçiq duke shtuar se janë kundër për diçka që nuk e dinë ç’është ajo, transmeton Koha.net.
Vuçiq ka thënë se ai e ka për detyrë të respektojë vullnetin e qytetarëve.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...