Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit, transmeton Gazeta Express.
Vucic ka thënë se Serbia është e gatshme gjithmonë të vazhdojë dialogun, megjithatë sipas tij një gjë e tillë do të jetë e mundur vetëm kur Kosova të tërheq vendimin e marrë para një muaji për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Serbia është e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit rajonal. Një parakusht për përmirësimin e bashkëpunimit është respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara. E vetmja mënyrë për të krijuar kushte për të vazhduar dialogun, Prishtina duhet të tërheq vendimin e paligjshëm dhe krejtësisht të pa arsyeshëm”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Vucicit, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e palëkundur në vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, duke thënë se taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran./GazetaExpress/
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...