Google ADS

Presidenti nuk tregon se çka do të thotë me ‘korrigjim të lehtë’ të kufijve

15:46 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me t’u kthyer nga SHBA-të ka mbajtur një konferencë për media.

Ai i pyetur se çka nënkupton me korrigjimin e lehtë ka thënë se nuk duhet lejuar asociacionin  me kompetenca ekzekutive duke mos e konkretizuar saktësisht çfarë ka dashur të thotë, raporton arbresh.info.

“Nuk duhet lejuar asociacionin me kompetenca ekzekutive ndërsa çështjet tjera i shikon delegacioni shtetëror. Ne kemi bërë  zyrtarizmin e kufijve me Maqedoninë e Malin e Zi, duhet ta bëjmë edhe me Serbinë. Kufijtë e Kosovës  janë edhe në veri edhe në Kosovë. Deklarata e Vuçiqit për mosnjohje të kufijve nuk janë të zakonshme nëse nuk do të ishte kështu”, ka thënë ai.

Më tej Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë pengesë në dialog.

“Ne duam marrëveshje finale që do të mund të ishte gjithëpërfshirëse. Kosova nuk duhet të jetë si pengesë në dialog” , ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme