Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Paris me ftesën e homologut të tij francez, Emanuel Marcon.
Nga Parisi, presidenti ka mbajtur konferencë për media, i cili ka thënë se Marcon e ka nderuar Kosovën që kjo, sipas tij, është një afirmim, vlerësim dhe përkrahje për vendin.
Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë, dhe takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se një marrëveshje ligjërisht detyruese është e domosdoshme për përfundimin e dialogut me shtetin fqinj, transmeton lajmi.net.
“Dialogu është për arritje të marrëveshjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai, duke vazhduar se “pika e parë e marrëveshjes do të përfshinte njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.
Tutje presidenti ka thënë se dialogu me Serbinë është proces transparent, ndërsa takimi më Vuçiqin është i domosdoshëm.
I pari i shtetit të Kosovës, ka përmendur tri objektivat që synon në dialog me Serbinë: njohja reciproke, zëvendësimi i rezolutës 1244 dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.
Sipas Thaçit, pa njohje reciproke nuk do të ketë as normalizim të plotë të marrëdhënie Kosovë-Serbi.
Ndër tjerash, Thaçi ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as asociacion me kompetenca ekzekutive.
“Nuk do të ketë ndarje, e as asociacion me elemente ekzekutive që nënkupton krijimin e “Republika Srpska-s” në Kosovë”, është deklaruar ai.
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...
Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje