Presidenti në Dubai për INTERPOL-in

10:17 | 20 Nëntor 2018
V. S.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

Pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kosova nuk ka marrë 2/3-at e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në raundin e parë të votimit.

76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 nga to kanë abstenuar.

Kosovës në raundin e dytë të votimit që pritet të nisë pas 20 minutash, për anëtarësim i duhen 103 vota, që i bie 2/3-at e 154 vendeve që kanë votuar në raundin e parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme