Presidenti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër trafikimit me njerëz, po i hapim rrugë liberalizimit

10:49 | 18 Tetor 2018
V. S.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se trafikimit me qenie njerëzore është njëri nga fenomenet më problematike, por që Kosova ka arritur progres në luftimin e kësaj vepre e cila bie në kundërshtim me të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut.

Thaçi në konferencën  e mbajtur me rastin e Ditës së Bashkimit Europian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, tha se Kosova ka bashkëpunuar me shtetet e rajonit jo vetëm për të luftuar trafikimin por edhe për të përmbushur aspiratën për liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

”Trafikimi me njerëz lëndon vet njerëzit por edhe shtetin dhe vendimet tona”.

”Trafikimi me qenie njerëzore lëkund themelet e Bashkimit Europian. Janë të mirëseardhura mundësitë sikurse kjo sot për të vetëdijësuar të tjerët për rreziqet që paraqet trafikimi me qenie njerëzore”.

”Ne kemi bashkëpunuar me shtetet e rajonit dhe Bashkimin Europian për të luftuar këtë fenomen, por edhe për të përmbushur aspiratën për liberalizimin e vizave. Kjo ka hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën”.

”Por ky është edhe një përkushtim që do të vazhdojmë edhe më tej të luftojmë trafikimin me qenie njerëzore. Shteti I Kosovës është një produkt edhe i solidaritetit ndërkombëtar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme