Presidenti i Shëipërisë, Ilir Meta, i cili të premten mori pjesë në festën tradicionale të vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2019″ në Rahovec, ka shfrytëzuar rastin për të vizituar edhe “Teqen e Madhe” , vendin ku u vra Shejh Myhedin Shehu.
Meta, përmes një postimi në Facbeook, ka thënë se “gjatë vizitës time në Rahovec, nuk mund të mos ndalesha për t’u përulur me nderim e respekt të thellë para veprës së ndritur të patriotit, atdhetarit, humanistit, dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut…”.
Postimi i Metës:
“Gjatë vizitës time në Rahovec, nuk mund të mos ndalesha për t’u përulur me nderim e respekt të thellë para veprës së ndritur të patriotit, atdhetarit, humanistit, dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut, njërit prej personaliteteve më të shquara të kësaj treve, dy herë i burgosur politik në burgjet jugosllave dhe i vrarë nga forcat e Millosheviçit brenda në “Teqen e Madhe” për shkak të veprimtarisë së tij të palodhur për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.
Falënderim të veçantë për nipin e tij, Shejh Besim Shehun dhe besimtarëve të shumtë për mikpritjen sipas traditës në “Teqen e Madhe”. Respekt për vlerat më të larta patriotike e atdhetare që trashëgon ndër breza kjo familje me kontribut të madh për çështjen kombëtare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.?????”, ka shkruar Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2433676640011928
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...