Deklarata e anëtarit kroat të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komishiq, se Kosova është shtet i pavarur, ka marrë jehonë në Serbi.
Gjatë ditës së djeshme, anëtari kroat i Presidencës së Bonje dhe Hercegovinës, Zhelko Komishiq, kishte thënë se Kosova tashmë është një shtet i pavarur, transmeton lajmi.net.
Kjo deklaratë e Komishiqit ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.
Pas shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksnadër Vuçiq, përcjell lajmi.net.
Gjatë një vizite që sot kreu i shtetit serb, Vuçiq kishte në Kralevë, ka thënë se Serbia dëshiron që të ketë një bashkëpunim të mirë edhe me tre anëtarët e rinj të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.
Pas pyetjes që iu bë nga gazetarët, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, theksoi se nuk është aspak i lumtur me deklaratën e Komishiqit.
“Unë dua të kem një qasje të përgjithshme në ndërtimin e marrëdhënieve në rajon, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën”, u përgjigj Vuçiq, duke shtuar se, shpeshherë më mirë është të heshtësh se sa të komentosh ndonjë gjë. /Lajmi.net/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?