Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se në takimin e fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka zbuluar atij propozimin e Serbisë për zgjidhje afatgjate në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se në takimin e fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka zbuluar atij propozimin e Serbisë për zgjidhje afatgjate në Kosovë.
Vuçiq dhe Putin u takuan së fundmi në Moskë ku kreu i Serbisë kishte njoftuar se temë e diskutimeve të tyre ka qenë edhe situata në Kosovë.
“E kam njoftuar Putinin se cila është zgjidhja e Serbisë në lidhje me Kosovën”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe, përcjell lajmi.net.
“Sa i përket shpejtësisë në marrje të vendimeve, unë do të dëshiroja që nesër të arrinim një zgjidhje të përbashkët, por nuk do të jetë kështu”, shtoi ai.
“Por, nëse edhe dikujt tjetër po i ngutet ose jo, nuk e di, nuk mund ta komentoj publikisht. Është ende larg një zgjidhje si formë e kompromisit e që do të thoshte shumë për Serbinë, por mendoj se të gjitha që pritet të ndodhin në nëntor janë duke na dërguar në drejtimin e kundërt”, u shpreh Vuçiq. /Lajmi.net/
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë