Presidenti i Serbisë: Flamuri i Kosovës është kudo, në Vjenë, Paris, Londër, Berlin… A duhet të mos shkoj askund?

21:26 | 5 Nëntor 2018
V. S.

 

Mediat serbe vazhdojnë të merren me flamurin e Kosovës i ngritur në Katedralen e Notre-Dame në Paris, në mesin e flamujve të 19 shteteve, fituese të Luftës së Parë Botërore duke ngritur dilemën nëse presidenti serb pikërisht shkaku i flamurit të Kosovës do të duhej të anulonte pjesëmarrjen në këtë ngjarje, ecila mbahet më 11 nëntor në Paris.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe,  sot në mënyrë indirekte ka konfirmuar se flamuri i Kosovës nuk do ta ndalojë  që të udhëtojnë për në Paris në festimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Për asnjërin prej nesh kjo nuk është e këndshme, por ju duhet të kuptoni se njohja ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Si ndodhi që kjo përnjëherë të bëhet temë? Kështu është në Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Romë … Të mos shkoj askund? A duhet ta izolojë vetën? Më thoni çfarë të doni? Vetëm mos kërkoni atë që në një moment ju duket se si “dikujt do t’ia nënën e nënës …”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigj pyetjes së një gazetari, pas takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu shtroi pyetjen “ a dëshironi që Serbia të mos paraqitet në Paris, kurse atje paraqitet Kosova dhe Thaçi, e Serbia të mos jetë?”

“Që ta kuptojë edhe Sebastiani [kancelari austriak], të gjithë kërkojnë të mos shkoj në Paris për shkak të atij flamuri. Si  tani keni mikroskopët, kurse e gjithë kjo ju ka pëlqyer më përpara…  Mua nuk më pëlqen, do t’i them Macron-it se ne nuk më pëlqen … Dhe çfarë, a është kjo një arsye të mos shkoj dhe të mos bisedoj me Macron, edhe me Thaçin, Putinin, Trumpin? Cili është kuptimi? Ta  mbyllim Serbinë, sepse jemi vazhdimisht ofenduar? Nuk mund të luajmë rolin e gruas së fyer, por duhet të ecim përpara”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme