Presidenti i Kosovës thotë se biseda Kosovë-Serbi do të jetë gjithëpërfshirëse

11:59 | 19 Tetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po mban takim me shoqatën e gazetarëve, dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.

Presidenti Thaçi ka thënë se biseda Kosovë- Serbi do të jetë gjithë përfshirëse.

“Kjo është kënaqësi e veçantë që të takoj përqafuesit e shoqërisë civile nga Medvegja e Bujanovci ku biseduam gjerë e gjatë për mundësinë e shpejt për paqen e stabilitetin ekonomik dhe integrime. Tema e diskutimit ishte mundësia e respektimit të plot të vullnetit dhe të së drejtës legjitime të Medvegjës e Bujanovcit.
Pa dyshim unë i mbështes fuqishëm si president i Kosovës. Prandaj për mua ishte kënaqësi ti dëgjoj idetë e tyre sugjerimet e tyre Medvegja e Bujanovcit vazhdojnë të jene më të diskriminuar në Kosovë. Biseda Kosovë-Serbi do të jetë gjithëpërfshirëse. Do te jete një marrëveshje e plotë edhe me çështje të tjera që do të diskutohen në Bruksel. Në muajt e ardhshëm lëvizim drejt finalizimit por Kosova nuk guxon me marr dështimin e dialogut por të punojmë me vullnetin e mirë me marrëveshjen e rëndësishme për popullin tonë dhe Serbinë” ka thënë presidenti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme