Presidenti i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë më 11 nëntor do të takohen në Paris

17:46 | 14 Tetor 2018
V. S.

Më 11 nëntor në Paris mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mediumi serb, Danas, raporton se, Vuçiq ka pranuar ftesën e Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore, shkruan Kontaktplus.

Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

Kështu Thaçi dhe Vuçiq mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme