Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut e cila po bahet në Minks të Bjellorusisë, presidenti Hashim Thaçi është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë të Munihut që po mbahet në Minks të Bjellorusisë, transmeton lajmi.net.
Agjencia bjelloruse “Belta” shkruan Bërnabiq është takuar me presidentin e Kosvës, Hashim Thaçi dhe kanë diskutuar në lidhje me dialogun në mes të Kosovës e Serbisë.
Në këtë takim Bërnabiq citohet të ketë thënë se dialogu në mes të Prishtinës e Beogradit duhet të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe se sipas saj, është në interes edhe të Serbisë që të gjej një zgjidhje të qëndrueshme.
“Beogradi është i angazhuar për dialog dhe për gjetjen e një kompromisi”, është shprehur Bërnabiq në fjalimin e saj, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, procesi i dialogut nuk është një proces i thjeshtë por që kjo është mënyra e vetme për të krijuar një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për të dyja vendet.
Bërnabiq ka vënë në dukje se dialogu është vështirësuar dhe është komplikuar, por që ajo ka thënë se është e rëndësishme që në këtë dialog të ketë një kompromis dhe se e mira e saj është që nuk ka vija të kuqe dhe se mbështetja e Gjermanisë në këtë proces është e domosdoshme.
“Një zgjidhje kompromisi është çelësi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon si dhe një faktor vendimtar për perspektivat ekonomike dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të rajonit”, ka thënë Bqenabiq, përcjell lajmi.net.
Siç shkruan “RTS”, Bërnabiq ka thënë se me presidentin Thaçi kanë biseduar për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe se sipas kryeministres serbe, ajo dhe Thaçi janë pajtuar që të arrihet një marrëveshje kompromisi e cila do të sjell stabilitet në tërë rajonin. /Lajmi.net/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?