Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, si duket i kanë harruar kundërshtimet e ashpra me njëri-tjetrin ditë më parë.
Nëse nuk i kanë harruar, atëherë ata vetëm po bëjnë “lojë politike” për të minimizuar rolin e liderëve të tjerë opozitarë.
Thaçi dhe Haradinaj janë parë sot shumë të relaksuar në promovimin e librit të ri të Nexhat Dacit “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”.
Madje, kohë pas kohe edhe duke qeshur me njëri-tjetrin.
Pas përfundimit të promovimit, Thaçi, Haradinaj, Pacolli dhe Daci kanë pirë edhe kafe së bashku në zyrën e këtij të fundit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. /Lajmi.net/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?