Presheva po boshatiset, qytetarët e duan bashkimin me Kosovën

14:09 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Ndonëse dikur një nga vendet më të zhvilluara dhe që kishte emër në tërë rajonin, Presheva tashmë ka mbetur e harruar. Dikur kishte mbi 50 mijë banorë, e pothuajse pjesa më e madhe ishin shqiptarë.

Gjendja në këtë pjesë që nga  vitet e 90-ta, ka ndryshuar. Banorët e kësaj ane, tregojnë se vendi është duke u boshatisur nga të rinjtë.

Krejt kjo sipas tyre ka ardhur pas padrejtësive dhe shtypjes që bëhet nga shteti serb.

Banorët të cilët janë në Kosovën lindore, shpresën e vetme e kanë bashkimin me Kosovën. Ata thonë se deri tash kanë qenë të harruar nga Kosova dhe Shqipëria.

 “Njëherë për njëherë kurgja s’ka. Kurrfarë ndihmese dhe ardhmëri. S’kemi ndihmë as  nga Kosova dhe Shqipëria. Kemi mbetur shumë keq. Na kërkojmë bashkimin më Kosovën”.

“Gjendja e banorëve katastrofë, na kërkojmë bashkim më Kosovën. Këtu s’ka punë dhe presim me na ndihmu Kosova dhe Shqipëri. Këtu s’ka mbetur askush, s’ka punë, s’ka ardhmëri. Dikur Presheva i ka pasur 50 mijë banorë, e sot si ka as 20 mijë. Nga këtu po largohen të gjithë shkaku i kushteve e në veçanti rinia”.

“Gjendja e Preshevës po shkon si Medvegja, shpërngulje masive papunësi, shtypje dhe banorët kanë shkuar jashtë dhe më shumë ka në tërë Evropën se këtu në Preshevë. Serbia nuk lë asnjë investitor këtu dhe është shkatërrim. Po kërkojmë reciprocitet ose me na bashku me Kosovën, sepse ne s’kem jetë ndryshe”.

“Kërkojmë investime dhe punë sepse rinia po shkojnë s’ka mbetur askush”.

Ndryshe, në bisedimet të cilat pritet të jenë mes Kosovës dhe Serbisë, temë e diskutimit pritet të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme