Më të parët e këtyre komunave ministri Matoshi ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi për realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin, raporton arbresh.info.
“84 projekte janë paraparë që këtë vit t’i punojmë, në vlerë të tre milionë eurove. Janë katër projekte kryesisht rreth kanalizimit, do të jenë edhe tri projekte të tjera në Skenderaj. Pastaj me Istogun nënshkruam tri projekte. Me Komunën e Vitisë sot nënshkruam marrëveshjen për mbështetje të projektit të shtratit të lumit, e cila kap vlerën e rreth një milion eurove. Në Deçan, po ashtu nënshkruam marrveshje për ndërtimin e shtratit të lumit, kanalizime, po ashtu do t’i kemi edhe disa projekte të tjera”, është shprehur Matoshi.
Falënderim të veçantë që po i ndihmon projektet në Istog, bëri kryetari i Istogut, Haki Rugova.
“Sot ne nënshkruam dy projekte, për parkun dhe është një për kanalin e ujitjes. Besoj që ky bashkëpunim mes komunave dhe M=ministrisë do të vazhdojë edhe më tej”, deklaroi Rugova.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, shpreson që këto bashkëpunime të vazhdojnë edhe viteve në vazhdim.
“Në emër të komunës e falënderoj Ministrin për bashkëpunim të sinqertë. Kjo është vazhdimësi edhe e projekteve të kaluara, por edhe të këtyre të rejave. Besoj që do të kemi edhe më tutje bashkëpunime të tilla”.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetjen e projekteve për kanalizim dhe rregullimin e shtratit të lumit ‘Morava’, për të cilin theksoi se “ka bërë dëme të mëdha me vite në Viti”.
Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, thotë se me këtë bashpunim do të përmirësohet dukshëm jetesa në Deçan./arbresh.info/
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin