Sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës me zgjerimin e produkteve ndaj të cilave do të aplikohet taksa 100 për qind.
Qeveria mori këtë vendim më 28 dhjetor, ndërsa, patën njoftuar se ky vendim hynë në fuqi më 1 janar. Në këtë listë janë shtuar edhe produktet me origjinë ndërkombëtare të cilat vijnë në Kosovë përmes Serbisë.
Sipas Ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, mallrat nuk do të mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind, pavarësisht vendit të origjinës.
Kjo është lista e brendeve ndërkombëtare ndaj të cilave do të aplikohet taksa prej 100 për qind.
Brendet që do t’i nënshtrohen taksës 100 % në bazë të vendimit janë Coca Cola, Ytong-blloka, Rouch-Bravo, Henkel-Persil, Dukat, Tuborg, Gorenje, Meggle, Jaffa, pije jo alkoolike.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...