Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Beograd, një ditë pasi ai vizitoi edhe Kosovën ku u takua me liderët shtetëror.
Beyer nga Beogradi tha se ai e konsideron Kosovën si shtet të pavarur dhe se Serbia duhet që “de jure” ta njohë Republikën e Kosovës, në mënyrë që t’i hapë rrugë vetes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.
“Është e rëndësishme që secili ta kuptojë që nga fillimi kuptimin e dialogut, e që është normalizimi i marrëdhëniëve. Normalizimi i tyre nuk do të ndodhë pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Kjo duhet të jetë e qartë”, ka thënë Beyer.
Beyer gjatë ditës së djeshme u takua edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit i bëri të qartë qëndrimin se Gjermania e përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ai në Prishtinë po ashtu theksoi se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke./Lajmi.net/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë