Kryesuesi i Këshillit së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Rediart Cankja, anëtari i Partisë Kristiane Demokratike Flamane (CD & V) në Belgjikë dhe kandidat për Asamblenë Komunale në Antwerp është arrestuar në Francë, pasi që atij i janë gjetur tre kilogramë heroinë në veturë.
Lidhur me arrestimin e Rediart Cankja-s ka reaguar Partia Kristian Demokrate Flamane (CD & V) në Belgjikë.
Kryetari i kësaj partie, Kris Peeters ka thënë se nëse është i saktë lajmi për politikanin shqiptarin, atëherë Cankja nuk do të jetë në listë.
“Ne kemi 55 kandidatë për Asamble Komunale në Antwerp dhe ka edhe kandidatë nga rrethet e tjera. Ky është numër i madh dhe gjithashtu nuk kemi mundësi të dërgojmë Siguri Shtetërore tek secili prej tyre”, ka thënë Peeters.
Ai më tutje ka theksuar se degët e partive janë përgjegjëse për shqyrtimin e kandidatëve.
“Ne përpiqemi të vlerësojmë njerëzit në mënyrë korrekte, por këta njerëz gjithashtu duhet të jenë të sinqertë. Më vjen keq për këtë, por për fat të keq kjo mund të ndodhë”, u ka shtuar ai.
Arrestimi i shqiptarit, Rediart Cankja u bë në qytetin francez, Vitry afër kufirit të Zvicrës dhe ky rast përbën një skandal në Belgjikë. Zgjedhjet për Asamble Komunale në Antwerp pritet të zhvillohen pas një muaji.
Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti tha për KALLXO.com se janë duke i mbledhur të dhënat.
“Ende nuk e dimë, jemi duke mbledhur të dhëna dhe më vonë do ti’u informojmë”, tha Kurti për KALLXO.com
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së