Zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin sprej ndaj një qytetari, i cili ka kundërshtuar bartjen e veturës së tij nga automjeti për tërheqjen e veturave (merimanga), pas konfiskimit nga Policia për parkim të parregullt.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në Fushë-Kosovë.
“Policia ka marre informatën se dy persona kanë ndaluar automjetin për tërheqje te veturave (merimangën) në Fushë Kosovë, pasi që vetura e tyre ishte konfiskuar nga policia për kundërvajtjen e parkimit te parregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KALLXO.com rreth këtij rasti.
“Policia pas ka marrë thirrjen ka dalë në vendin e ngjarjes mirëpo përkundër që ka kërkuar nga të dyshuarit që të lirojnë automjetin tërheqës të lëvizë të njëjtit kanë refuzuar t’u binden urdhrave të zyrtarëve policorë si dhe me agresivitet dhe sjellje të dhunshme kanë reaguar ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet po ashtu në përgjigje.
Sipas Policisë, për të vënë nën kontroll situatën, zyrtarët policorë kanë përdorur mjetet ndërmjetëse dhe kanë arrestuar njërin të dyshuar ndaj të cilit është iniciuar rasti dhe më pas i njëjti me rekomandimin e prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
KALLXO.com ka siguruar pamjet nga ky rast që ka ndodhur sot paradite në Fushë-Kosovë./kallxo.com/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...