Në konferencën e Policisë së Kosovës, u tha se numri i aksidenteve me fatalitet, për periudhën janar-gusht të këtij viti, krahasuar me 2018-ën, ka shënuar rënie.
Nënkolonel Jeton Rexhepi nga divizioni i trafikut bëri të ditur se ka rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet.
Ai bëri të ditur se numri i identifikimit të kundërvajtësve nga ana e PK-së është në rritje për 7194 kundërvajtje më shumë, apo 2.65%.
Ndërsa tha deri në moshën 12 vjeç janë 5 persona që kanë humbur jetën gjatë këtij viti, nga mosha 13 deri 18 vjeç është 1 person, ndërsa mbi moshën 19 vjeç janë 52 persona që kanë humbur jetën.Rexhepi tha se deri më tani janë 21 shoferë, 15 pasagjerë dhe 22 këmbësorë që kanë humbur jetën.Ai gjithashtu bëri të ditur se PK do të shtojë sigurinë në rrugë me fillimin e muajit shtator.Ndërsa Alush Istogu nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se i gjithë viti shkollor kërkon siguri dhe vetëdijesim të nxënësve në komunikacion rrugor.
Medina Braha, drejtoreshë për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, tregoi për veprimet që do t’i ndërmarrë komuna në këtë drejtim.
Nga Ministria e Infrastrukturës u rekomandua që prindërit që i kanë fëmijët në klasën e parë, t’i shoqërojnë ata deri në shkollë, dhe anasjelltas, ndërkohë të përdorin vazhdimisht vendkalimet për këmbësore dhe trotuaret e mundshme.
Në këtë konferencë, Policia e Kosovës kërkoi nga prindërit që t’i kushtojnë më shumë kohë fëmijëve për rregullat e trafikut rrugor. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2214478418843119/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...