Numri i statistikave për rastet dhe të dyshuarit të posedimit të lëndëve narkotike për dhjetë muajt e këtij viti është rritur krahasuar me vitin 2017.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës nga janari deri në tetor të këtij viti raste me narkotik janë gjithsej 1531 raste ndërsa të dyshuar janë 1896.
Ky numër për vitin 2017 ka qenë më i ulët me 1368 gjithsej ndërsa me të dyshuar ky numër po ashtu është më i ulët pra gjithsej 1732 persona.
Sa i përket llojeve të substancave narkotike për vitin 2017 janë konfiskuar më shumë këto lloje siç janë: Heroina, Marihuana dhe Bimët e Kanabisit kurse këta dhjetë muaj të vitit 2018 ky numër është më i ulët por qe nuk ka shumë diferencë, shkruan arbresh.info.
Përjashtim bëjnë lëndët narkotike të llojit Kokaina dhe Ekstazy të cilat nga janari deri në 2018 janë konfiskuar nga policia më shumë krahasuar me vitin 2017.
Bazuar në statistikat e policisë 1 kg 470.88 gram kokainë janë sekuestruar për këta dhjetë muaj kurse për vitin 2017 kjo shifër ka qenë më e ulët me gjithsej 711.65 gram.
Poashtu lloji Ekstazy për këta dhjetë muaj ka qenë më i lartë me 427.58 gram gjithsej krahasuar me vitin 2017 me gjithsej 141.24 gram.
E sociologu Leutrim sahiti ka përmendur një varg faktorësh të cilët qojnë në rritjen e numrit të konsumimin e drogës duke hedhur fajin tek institucionet të cilat sipas tij po bëjnë fare pak në reduktimin e kësaj dukurie negative.
Sahiti ka thënë për Arbresh.info se mungesa e qendrave të rehabilitimit të vazhdueshëm në Kosovë është njëri ndër faktorët.
“Në Kosovë mungojnë qendra të rehabilitimit të vazhdueshëm për këtë kategori, dhe nuk ka as statistika reale pasi që numri i tyre bëhet i ditur vetëm kur ata lajmërohen tek qendra e vetme e trajtimit ditor të konsumuesve të drogës e që është Qendra Labyrinth, në të cilën janë të regjistruar mbi 1000 konsumues të drogave, të cilët pas trajtimit të tyre ditor në këtë qendër nuk marrin asnjë trajtim tjetër të vazhdueshëm apo përkrahje institucionale për pavarësim nga kjo dukuri”, ka thënë Sahiti.
Sipast tij policia e Kosovës duhet të bëjë më shumë operacione policore në vendet të caktuara të cilat janë kthyer në pikëtakime të përdoruesve të drogës dhe për të cilat ai thotë se policia ka njohuri që ekzistojnë.
“Policia e Kosovës ka shumë raste kur ka gjetur drogë dhe armë të ftohtë në Shkollat e Prishtinës dhe dëshmi për këtë është edhe ekzistimi i vendeve të caktuara në qendër të Prishtinës të cilat janë pikë-takime të përdoruesve të drogës. Policia e Kosovës i di këto vende dhe do të ishte shumë më efikase nëse do të kishte me shumë operacione policore në këto vende”, ka thënë Sahiti për arbresh.info.
Faktorë tjerë sipas Sahitit janë niveli i ulët i edukimit, mungesa e programeve vetëdijësuese për të rinjtë, mungesa e perspektives, papunësia, etj.
“Niveli i ulët i edukimit në shoqërinë tonë, mungesa e programeve vetedijësuese për të rinjtë, mungesa e perspektives, mos organizimi i jetës shoqërore në vend, niveli i lartë i papunësisë, janë faktorët kryesor që të rinjtë konsumojnë drogë.
Kosova njihet si vend transit i drogave, ku muajve të fundit është raportuar që në Kosovë kanë hyrë edhe droga të reja, si ajo e quajtur GHB (Hydroxybutyric acid) e cila është shumë e rrezikshme për shëndetin e konsumuesve, ndërsa rezultatet e operacioneve policore për arrestimin e trafikantëve janë tejet të vogla, ndërsa dënimet që jepen për trafikantët po ashtu janë shumë të vogla. Mungesa e kontrolleve strikte dhe të sakta në kufijtë e Kosovës, mos menaxhimi i duhur i tyre dhe korrupsioni në nivel të lartë bënë që drogat të hyjnë në Kosovë në numër shumë të madh dhe kështu bien në duar të konsumuesve të rinj të drogave”, ka thënë Sahiti
Ai ka thënë që institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë që kjo dukur të ulet dhe që të kemi një rini të shëndoshë.
Sipas tij institucionet duhet të marrin një numër masash preventive duke filluar nga programet e veçanta për vetëdijesim, luftimin e grupeve të trafikimit të drograve, instalimin në shkolla të psikologëve dhe sociologëve dhe , të hapen qendra të trajtimit dhe rehabilitimit të vazhdueshëm.
“Prandaj për të pasur një rini të shëndoshë, për një ardhmëri të mirë për shoqërinë tonë, duhet që institucionet tona të ndërmarrin programe të veçanta në vetëdijesimin e të rinjve kundër konsumimit të drogave, rrezikut që ato paraqesin për shëndetin e njeriut, pastaj të këtë më shumë luftim të grupeve të trafikimit të drogave, në shkolla duhet instaluar rolin e psikologut dhe sociologut në kurrikulën shkollore në mënyrë që të bëhet më lehtë menaxhimi i jetës së të rinjve që ata të largohen nga rruga e errët e konsumimit të drogave, të hapen qendra të trajtimit dhe rehabilitimit të vazhdueshëm të konsumuesve të drogës dhe programe përkrahëse pas trajtimit të tyre në mënyrë që konsumuesit të mos rikthehen në konsumim të drogave dhe për këtë ata kanë nevojë për përkrahje në fillimin e një jete të re, pa drogë, ka thënë ai.
Sipas tij si masë tjetër preventive do të ishte dhe organizimi i jetës se të rinjve, përmes rritjes së programeve rekreative, hapjen e më shumë qendrave të aktiviteteve, kulturore e sportive etj./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...