Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion kundër lokaleve të lojërave të fatit që funksionojnë ilegalisht.
Aksionin e ka konfirmuar Mehmedali Hajdini, nga Policia e Ferizajit.
“Prej orës 19:00 Policia ka filluar një aksion për bastisjen e 10 lokaleve të lojërave të fatit që funksionojnë në mënyrë ilegale. Jemi ende në aksion. Kemi siguruar disa prova materiale. Meqë jemi akoma në zhvillimin e aksionit nuk kemi diçka përfundimtare. Akoma nuk dihet se sa persona duhet t’i shoqërojmë. Për zhvillimin e aksionit jemi në konsultim edhe me prokurorin kujdestar”, tha Hajdini për Klan Kosova.
Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti mori një vendim për ndalimin e lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme.
Ky vendim u morë pasi dy persona u vranë në lokale të lojërave të fatit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...