Një grua e moshuar sot në mesditë vdiq në Prishtinë saktësisht në rrugën “Ilir Konushevci”.
Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në trotuar, në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (femër) rreth 78 vjeç”, ka thënë Ahmeti.
Përndryshe, ajo ka theksuar se tani me rastin po merren njësitet përkatëse. / arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë