Google ADS

Policia konfirmon për kërcënimin e Nijazi Thaçit

23:17 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Nijazi Thaçi është kërcënuar mbrëmjen e sontme.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe policia.

“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë është hapur një rast kanosje”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njofton Klan Kosova.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th. mashkull – shtetas i Republikës së Kosovës. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme