“Rasti është raportuar sot. Po hetohet si rast me elementet e kanosjes nga Prokuroria. Detaje te tjera nuk kemi” tha shkurt zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Më herët, komuna e Mitrovicës përmes një komunikate kishte thënë se arsyeja e këtij kërcënime kishte qenë për shkak të angazhimit të tij për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Kryetari Bahtiri, tha se kërcënimi kishte ndodhur sot rreth orës 10:00.
Ai shtoi se pavarësisht kërcënimeve, nuk do të ndalet nga qëllimi i tij për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
“Në email që më ka ardhur nga një grup njerëzish të cilët më kanë kërcënuar, i cili ka qenë i shkruar në gjuhën angleze, rreth orës 10:00. Unë e kam njoftuar Policinë e Kosovës, hetuesia është duke u marrë ajo në Prishtinë dhe në Mitrovicë edhe ndërkombëtare dhe të shohim pastaj cila është çështja”, tha Bahtiri.
“Unë asnjëherë nuk ndalem në punën time, por do të i vazhdoj proceset përpara. Nuk jam ardhur unë këtu që të më frikësoj dikush, dhe do të merrem me punë të përditshme që të punoj jashtëzakonisht shumë për lirimin e urës dhe për proceset e tjera që e presin një kryetar të Komunës. Nuk ka kërcenim që më ndal nga qëllimi im demokratik, në mënyrë institucionale dhe të rregullave dhe ligjeve të Kosovës” shtoi kryetari i komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...