Google ADS

Policia konfirmon arrestimin dhe bastisjet në Veri

08:33 | 23 Nëntor 2018
arbresh.info

Policia e Kosovës ka konfirmuar për arbresh.info arrestimet dhe bastisjet në Veri të Mitrovicës.

“Mund të konfirmojmë se, në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që ndërlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se O.I.. Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor,” bënë të ditur policia.

Njësia Speciale bastisë apartamentin e Milan Radoiçiqit

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin kompetent ndaj të njëjtëve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore.

Arbresh.info do t’ju raportojë në vazhdimësi rreth zhvillimeve të fundit në veri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme