Qytetarët e Gjakovës po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë, duke protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, që, sipas tyre, në mesin e të cilëve ka edhe nga ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë.
Megjithatë, komandanti i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Shpresim Ramadani ka deklaruar se policia ka informacione se pelegrinët serbë nuk do të vijnë gjatë ditës së sotme.
Megjithatë, ai thotë se do vazhdojnë të qëndrojnë në këtë vend për të parë nëse do të ketë ndonjë ndryshim.
“Nuk do të vijnë ata,në fakt nuk është asgjë e konfirmuar. Mendojmë se nuk do të vijnë, por jemi të gatshëm për çdo informatë. Sipas informatave jozyrtare që kemi protesta do vazhdojë deri në ora 12:00. Ne i kemi të angazhuara të gjitha ekipet dhe jemi të gatshëm për çdo intervenim, por shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për intervenime”, ka deklaruar Ramadani./Indeksonline/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?