Google ADS

Policia kap tetë persona të dyshuar për këto vepra

17:51 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve dhe në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave, vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, pengimin dhe kapjen e kryesve të veprave të ndryshme penale, bazuar në autorizimet dhe kompetencat sipas ligjit.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Pejës, gjatë një pune operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë tri grupe të personave të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer disa vjedhje në zonën e Vitomiricës dhe më gjerë. Veprat penale të kryera gjatë periudhave kohore të ndryshme në vitin 2018/2019.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, dhe objekte banimi të qytetarëve të kësaj zone.

Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje në këto raste janë:

 E.S. ( i lindur 2000), M/K/B i arrestuar ne dhjetor 2018

Grupi i dytë të arrestuar janar 2019

 B. Z. ( i lindur 1995), M/K/Sh
 A. R. ( i lindur 1989), M/K/E
 K. B. ( i lindur 1998), M/K/Sh
 V. M. ( i lindur 1987), M/K/E

Nga ky grup janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi,gjësende që këta kishin arritur ti përvetësojnë dhe disa edhe ti tjetërsojnë-shesin tek personat e tretë.

Njësitet hetuese kanë arritur që në koordinim të plotë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, ti identifikojnë edhe personat e tretë që veç kishin tjetërsuar apo blerë disa nga këto gjëra.

Gjithashtu sot me datë 30.01.2019, është arrestuar grupi i tretë i të dyshuarve për rastet e cekura më lartë, grup i përbërë nga tre persona tjerë:

 V.Q. ( i lindur 1993), M/K/E
 I mitur ( i lindur 2003), M/K/E
 S. T. ( i lindur 1996), M/K/E

Tek këta persona janë gjetur dhe konfiskuar shumë dëshmi,gjësende të llojeve të ndryshme si TV (disa copë), vegla pune, makinë për larjen e automjeteve, lavatriqe, frigorifer dhe shumë e shumë sende tjera.
Jemi në fazën intensive të hetimeve dhe hetimi nuk do ndalet që të zbardhim edhe veprat tjera që kanë ndodh më parë, Këto vepra penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, ishin në zonën e Vitomiricë së Pejës, dhe atë në shtëpitë dhe objektet e banimit, që zakonisht janë të pa banuara (apo pronarët e tyre janë jashtë shteti)./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme