Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë dhënë detaje shtesë lidhur me gjetjen e Rrustë Rexhepaj-t , i cili u raportua i zhdukur më datën 21 të këtij muaji.
Rrustë Rexhepaj është gjetur në afërsi të parkut të qytetit në Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se është pa shenja jete.
Tutje është theksuar se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë.
Sot me datë 26.05.2019 rreth orës 11:25, pas një pune intensive operativo –hetimore dhe një bashkëpunimi shembullorë me qytetarë, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arritur që ta gjejë viktimën ne afërsi të parkut të qytetit në Pejë.
Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
Vashat dardane mësojnë kundershtaret për edicionin e ri të L...
Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë, rinisin...
Balluku: Viti i kaluar solli normalitet ekonomik, do mbahet ...
Vet-aksident në Prishtinë, lëndohet vozitësja
Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligë, vëmendja në...
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...