Policia jep detaje lidhur me Abid Jasharin

20:47 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje lidhur me vrasjes e Abid Jasharit gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Sipas një komunikatë për media nga Policia e Kosovës, Abid Jashari kishte sulmuar fizikisht personin e dyshuar për vrasjen e tij, B.Sh, disa orë para se të ndodhej vrasja.

Sipas komunikatës së policisë thuhet se Abid Jashari fillimisht kishte raportuar në polici se ka marr një mesazh kërcënues nga i dyshuari B.Sh 26-vjeçar.

Sipas PK-së, ditë më parë A.J e kishte sulmuar djalin e mikut të tij (B.Sh, 26-vjeçar) për një fyerje, i cili në deklarimet e tij ka thënë se ka qenë vetëm një mosmarrëveshje e vogël dhe se nuk dëshiron të vijë në stacion për të denoncuar rastin ndaj personit A.J. (dhëndrit të tij). Viktima kishte paraqitur në polici edhe mesazhet kërcënuese që miku i tij që i kishte dërguar nga Austria.

“Meqë këto mesazhe kërcënuese kanë qenë indirekte, pasi të njëjtat ishin dërguar në telefonin e bashkëshortes se tij, nga i njëjti është kërkuar që të ftohet bashkëshortja për t’i sjellë mesazhet kërcënuese dhe për të deklaruar lidhur me rastin. Sipas udhëzimeve të dhëna. personi A.J. pasi gjatë kësaj kohe sipas tij ka qenë në orarin e punës, ka kërkuar nga policia për ta lënë një takim te radhës në po të njëjtin stacion, në po të njëjtën ditë rreth orës 07:00, ku do të sillte mesazhet dhe personin tjetër (bashkëshorten) për të dhënë deklaratë dhe për të hapur rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit Policia posedon audio-incizimet, e po ashtu edhe të gjitha raportet zyrtare rreth këtij rasti.

“Vlen te potencohet se për të gjitha veprimet policore, duke filluar nga kontakti i komunikimit të parë të personit A.J. përmes linjës emergjente 192 me zyrtaret kompetent policor, Policia e Kosovës i posedon audio-incizimet, e po ashtu edhe të gjitha raportet zyrtare rreth këtij rasti. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore me qellim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të të gjitha rasteve kriminale, dhe në të gjitha rastet ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga kompetentet ndërmerr masat e parapara sipas dispozitave ligjore”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme