Google ADS

Policia identifikohen 58 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë

15:32 | 2 Korrik 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative, në veçanti luftën kundër abuzimit me fëmijë, ka përpiluar një plan operativ të emëruar “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit “.

Sipas njoftimit për medie, ky plan u implementua në qershor 2019 dhe është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, nga të gjitha njësitë e drejtorisë kompetente policore dhe akterët tjerë relevante, transmeton Koha.net.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ ka rezultuar me, identifikimin e 58 fëmijëve lëmoshëkërkues, prej tyre 21 shtetas kosovarë dhe 37 shtetas shqiptarë. Gjithashtu, me identifikimin e 42 lëmoshëkërkuesve të rritur, prej tyre 6 shtetas kosovarë dhe 36 shtetas shqiptarë.

Ata thonë se janë ngritur kallëzime penale ndaj 8 personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, neni 243 sipas Kodit Penal të RKS-së

“Të gjithë fëmijët lëmoshëkërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve lëmoshëkërkues u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve dhe janë marrë në pyetje familjarët e tyre, me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz”, thuhet në njoftim.

Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit.

Fëmijët të cilët nuk kanë rezultuar viktima të trafikimit me njerëz janë ndërmarrë disa masa.

Sipas njoftimit, është konsultuar prokurori përkatës, janë iniciuar 8 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar kallëzime penale kundër 8 të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshëkërkues, ndërsa janë identifikuar 21 fëmijë si viktima të kësaj vepre penale,

Thuhet se, të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë (58) janë referuar në (qendrat për punë sociale (QPS) përkatëse.

“Pas trajtimit të rasteve veç e veç dhe verifikimit të rrethanave, në konsultim me Prokurorinë dhe QPS-të përkatëse, shtetasit e Shqipërisë janë referuar në drejtorinë përkatëse (DMH) për trajtim të mëtutjeshëm sipas kompetencave’, thuhet në njoftim.

Të ngjashme