Google ADS

Policia e Kosovës pranon 36 kompjuterë nga UNDP-ja

17:36 | 12 Korrik 2019
A. B.

Policia e Kosovës sot ka pranuar 36 kompjuterë nga Organizata UNDP- së.

Këta kompjuterë janë dhuruar me qëllim të lehtësimit të punës në vazhdimin e fushatës për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve, në mënyrë që të nxitet dhe forcohet siguria në vend.

Këta kompjuterë do të shpërndahen në 36 stacione policore, dhe të njëjtit do të përdoren nga personeli për regjistrimin e kërkesave për legalizim të armëve.

Kjo ngjarje është mbajtur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku në mesin e të pranishmëve kanë marrë pjesë Izmi Zeka, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar i AVL-së, Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme