Google ADS

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi të rrezikshëm

13:38 | 30 Gusht 2019
A. B.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

LUAN (MUHAMET) LAJQI i lindur me 29.11.1982, në Llukë-Deçan.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

1- (një) rast për veprën penale “Vrasje në Tentativë”

1-(një) rast për veprën penale “ Vetë Gjyqësi”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme