Google ADS

Policia e Kosovës kërkon-apelon për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

18:44 | 30 Korrik 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave për të rritur sigurinë në trafik, ka hartuar dhe është duke e zbatuar një plan operativ. Plani operativ, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës KERKON-APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.

Sot, më 30 korrik 2019, Policia e Kosovës, në vazhdën e kërkesës për pjesëmarrësit në trafik, në bashkëpunim me operatorin e telefonisë ‘VALA’, ka filluar dërgimin e një mesazhi për rreth një milion përdorues të numrave të kësaj kompanie. Me këtë rast, falënderojmë operatorin në fjalë për mbështetjen e ofruar.

Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët do të bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme