Afër 100 mijë euro në pije e ushqim.
Kjo është shuma që së fundi ka shpenzuar Policia e Kosovës.
Nga Policia e Kosovës për Arbresh.info kanë thënë se furnizimi prej afër 74 mijë eurosh do të shpenzohet tri vitet e ardhshme.
“Projekti ” Furnizim me ushqim dhe pije (koktej)” ka qenë i planifikuar për zhvillim e procedurave në vitin 2018, sasia ka qenë e planifikuar për 3 vite në vlerë financiare prej 85.000.00 €, ndërsa oferta më e lirë ka ardhur në vlerë prej 73,949.61 € .”, kanë thënë nga Policia.
Ata kanë shtuar gjithashtu se pijet e përdoruara do të përdoren nga një pjesë e Policisë.
“Artikujt nga projekti në fjalë shfrytëzohen për nevojat të ndryshme të PK-së duke përfshirë furnizimin me qumësht për zyrtarët e PK-së të cilët operojnë në ambient te papërshtatshëm të punës siç janë (ekspozimi ndaj gazrave, puna nën lift ,ambiente te mbyllura siç është arkiva e PK-së , dhomat e dëshmive etj.) , furnizimi me ujë në shishe që shfrytëzohet për plane operative (ky artikull ka pjesëmarrjen me te madhe te kësaj vlere), si dhe koktej”, thonë nga PK.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ushqimi e pijet e blera do të përdoren edhe për koktej.
“Koktejet siç janë: Dita e Policisë, prezantimi i dokumentove strategjike, festat e fund vitit etj, organizohen në vazhdimësi kurdo që Institucioni e sheh të nevojshme”, thuhet tutje në përgjigjen për Arbresh.info.
Sipas një njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, policia kishte planifikuar që për këtë tender të shpenzojë afër 90 mijë euro ose saktësisht 85 mijë euro, shkruan Arbresh.info.
Por pas hapjes së tenderit kishte aplikuar vetëm një kompani e cila edhe ka dalë fituese.
Kjo kompani ka ofruar çmimin prej afër 75 mijë euro ose saktësisht 73 mijë 949 euro.
Kompania fituese “Beni Dona Plast ” Sh.p.k.” nga Prishtina do të bëjë nënshkrimin e kontratës me 7 dhjetor të këtij viti./Arbresh.info/
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...