E rusja, Jana Minochkina, këshilltare politike në UNMIK, po vazhdon ende të mbaj këtë pozitë brenda Institucionit.
Kështu ka bërë të ditur një burim i arbresh.info. Madje sipas të njëjtit burim, veç mos shqiptimit të asnjë ndëshkimi, punëtorëve u është kërkuar që të mos përmendin incidentin.
“Zyrtarja ruse është ende pjesë e UNMIK-ut, ajo mban të njëjtën pozitë që ka pas edhe para incidentit. Ndaj saj nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese madje stafit u është kërkuar të mos ia përmendin rastin në të kundërtën do të ketë pasoja për ta”, ka thënë ky burim.
E në Policinë e Kosovës duke mos komentuar se çfarë është bërë me këtë rast kanë kërkuar që pyetjet t’iu përcjellën organeve kompetente.
“Ju lutemi qe lidhur me kërkesën e poshtëshënuar ti adresoheni autoritetit kompetent”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Por, burime të arbresh.info brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se tashmë është dorëzuar në prokurori kallëzimi penal.
“Rasti i vjedhjes 03.02.2019. Kallëzimi penal i policisë është dorëzuar në prokurori me dat 26.02.2019 nën dyshimin e v.p vjedhje në butikun Beneton,” bënë të ditur ky burim për arbresh.info.
Ndërsa as edhe pas katër ditësh në prokurori nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë rast.
E situatë e njëjte është edhe me UNMIK-un. Ka katër ditë që arbresh.info ka dërguar pyetje për të parë nëse zyrtarja ruse punon ende në këtë mision të OKB-së.
E kohën kur ndodhi vjedhja, ekspertët e sigurisë nuk e konsideronin si vjedhje të zakonshme. Ata patën ngritur dyshimet se vjedhja është një aktiviteti operativ të shërbimit intelegjent rus.
Katër muaj më vonë një zyrtarë tjetër i UNMIK-ut me prejardhje ruse është përfshirë në një skandal tjetër.
E Mihael Krasneoschenko, u arrestua nga Policia e Kosovë pasi me veturë zyrtare ka tentuar të bllokoi punën e Policisë së Kosovës gjatë aksionit kundër kontrabandës të zhvilluar më 28 maj në veri të Kosovës.
Bashkë me zyrtarin rus ishte arrestuar edhe një serb i cili ishte bashke me t në veturë e që ishte po ashtu zyrtar i UNMIK-ut.
E pas arrestimit ka qenë i menjëhershëm reagimi i Ambasadës Ruse.
“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të rusit dhe se përgjegjësit për këtë incident flagrant do të japin përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
E lirimi i tij ka ndodhur gjatë ditës ndërsa zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se i shtetasi rus ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...