Në fillim të muajit gusht, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka filluar patrullimin me vetura civile me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe respektimin e rregullave të komunikacionit nga shoferët.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka njoftuar se vetëm gjatë muajit gusht, në kuadër të planit me vetura civile ka shqiptuar rreth 300 fletëparaqitje për kundërvajtje, dhe ka konfiskuar rreth 100 patentë shoferë.
Në një përgjigje për ‘kallxo’, NJRKRr në Prishtinë ka thënë se kundërvajtjet më të shpeshta që janë evidentuar nga policia kanë qenë tejkalimi i shpejtësisë dhe tejkalimi në vijë të plotë.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor ka njoftuar se plani me veturat civile është paraparë të vazhdoj deri në fund të muajit shtator, duke vazhduar së zbatuari planin “Nxënësi”.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`
Shtëpitë e yjeve që u shkrumbuan nga zjarret masive në Los A...
“Jemi pa fjalë”, familjarët e Gjestit reagojnë p...
“Është turp që luajmë në Arabi Saudite”, Williams e thotë at...