Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e personit të zhukur nga Klina

15:09 | 6 Qershor 2019
A. B.

Policia fton qytetarët që të japin informacione në rast se dinë diçka për vendndodhjen e Binak Ukës nga komuna e Klinës.

Për këtë rast policia apelon:

“Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 ne fshatin Bokshiq-Klinë.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme