Mërgimtarët po presin deri në gjashtë orë në kufi Pritjet e gjata dhe kolonat nëpër pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe këtë të shtunë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin deri në 6 orë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 5 deri në 10 minuta.
Ndërkaq kolona në dalje të Kosovës në këtë pikë është mbi një kilometër e gjatë.
Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritja është deri në 1 orë e 20 minuta, në Mutivodë pritja është deri një orë, ndërsa në pikën kufitare Jarinjë pritjet për të dalë nga Kosova janë 40 minuta. Në këtë mëngjes raportohet se në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...