Po të kish ndodhë pranimi në INTERPOL, më së paku ish përmend Pacolli

12:47 | 22 Nëntor 2018
arbresh.info

Sikur të ndodhte pranimi i Kosovës në INTERPOL, më së paku do të përmendej zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Jashtëm, sepse meritat secili do t’i ndante për vete.

Kështu është shprehur deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për diplomacinë kosovare.

“Ne kemi të bëjmë me Rusinë, bashkë me aleatët e vetë, dhe agresorin si Serbia,” është shprehur Pacolli.

Deputetët po vazhdojnë debatin për dështimet e diplomacisë kosovare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme