Shefi i grupit parlamentarë të NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se platforma për dialogun pritet që javën e ardhshme të shkojë në Kuvend për debat.
Sherifi në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se së bashku me mazhorancën dhe PSD-në do ta harmonizojnë këtë platformë.
“Platforma është duke u harmonizuar brenda koalicionit së bashku me PSD-në dhe besoj që në mos javën që hyjmë atëherë në javën që pason pas kësaj do të vijë në Kuvend për t’u debatuar nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Nuk ka kundërshtime brenda mazhorancës por është një proces harmonizimi, dhe shpresoj që brenda mazhorancës dhe PSD-së të mos ketë dallime lidhur me këtë. Presim pastaj që edhe nga deputetët e partive tjera të mos ketë kundërshtime, dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në debat, e pse jo edhe në miratim të një platforme e cila besoj shumë që do t’i përmbush edhe kërkesat e opozitës”, ka thënë ai.
Sherifi ka folur edhe për kërkesën e opozitës që në këtë platformë Presidentit të mos i lejohet të flas me Serbinë.
“Çka nëse opozitës nesër i teket që nga mazhoranca t’ia ndaloj Thaçit që të mos dal fare në zyrë, apo kur të hyjë në zyrë të mos ketë të drejt fare të dal nga zyra. Nuk mund të hyjmë në një përplasje të tillë të panevojshme, sepse platforma do të sanksionoj kërkesat e platformës që do t’i ketë në procesin e ardhshëm të dialogut, dhe platforma nuk mund të merret me atë se kush çka ka të drejt të flas apo jo, por që Kosova do të angazhohet në dialogun e ardhshëm. Pra përmbajtjen e platformës do ta kenë deputetët përpara, e cila do të rregullojë atë që Kosova do ta mbrojë në procesin e ardhshëm të dialogut. I siguroj opozitën që nuk do ta kenë rastin ta jetojnë atë moment kur ne do të marrim marrëveshje të dëmshme për vendin. Marrëveshjen që do ta arrijmë nuk do të jetë e dëmshme për vendin, dhe nëse në tavolinë kërkohet të arrihet një marrëveshje e dëmshme për vendin ajo nuk do të pranohet, kështu që nuk do të ketë këso marrëveshje”, është shprehur ai.
Të shtunën, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. /arbresh.info/
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...