Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se Kosova duhet të bëjë platformën për dialog dhe të jetë e gatshme për dialog pa e prekur taksën.
Analisti, Leon Duhanaj, vlerëson se taksa prej 100 për qind për produktet serbe nuk është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.
“Për të dialoguar, apo për t’u ulur në një tavolinë apo proces negociatorë, platforma është me rëndësi të pazëvendësueshme. Platforma duhet me qenë bazament i çdo procesi negociatorë. Ne, prandaj kemi probleme dhe kemi pësuar dështime të vogla në proces, pasi që kemi negociuar pa platformë. Platforma është kornizë ligjore e cila kur të dakordohet nuk guxon assesi të anashkalohet. Nuk mendoj që taksa 100% është pengesa për dialog. Serbet mundohen ta kapitalizojnë politikisht këtë. Prandaj ne duhet të synojmë që para se të pezullohet, ta kapitalizojmë apo ta kemi ndonjë kompromis të paktën nga faktori fasilitues. Nëse e heqim taksën pa asnjë kusht, atëherë i bie që nuk kemi qenë të vendosur. Por as nuk guxojmë të refuzojmë çdo përpjekje për një pezullim të përkohshëm”, thotë Duhanaj.
Analisti, Muhamet Kelmeni, konsideron se nuk është dashur të kyçet faktori ndërkombëtar pasi që kjo çështje është mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë kam një qasje tjetër dhe besoj që përfaqësuesit e Kosovës, Ekipi Negocioues apo dikush tjetër duhet ta ketë për bazë se duhet të jetë njohja e shtetit sovran të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë në mënyre që të shkohet në çështje të tjera që janë të përcaktuara dhe që janë në interes të dy palëve. Taksa është bërë një problem i pa nevojshëm nga faktori ndërkombëtar sidomos nga ana e Mogherinit, z.Hahn dhe administrata e Tramp mendoj që nuk është dashur të futet kjo palë në një çështje të tillë sepse kjo është një çështje që ju takon dy shteteve të pavarura në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë. Faktori ndërkombëtar në këtë drejtim edhe Ëashingtoni edhe Brukseli nuk e ka një qasje të njëjtë sa i përket Kosovës dhe Serbisë po kane një përkëdhelje ndaj shtetit serb”, vlerëson Kelmendi.
Sipas analistit, Arben Ahmeti, Kosova duhet ta bëjë platformën dhe të jetë gatshme për dialog pa e prekur taksën.
“Kosova nuk duhet t’i lidhë taksën dhe dialogun. Taksa është masë e vendosur kundër Serbisë, jo kundër dialogut. Kosova duhet ta bëjë platformën dhe të jetë e gatshme për dialog pa e prekur taksën. Beogradi e ka kushtëzuar dialogun, por kjo nuk do të thotë se Kosova duhet ta pranoj”, ka thënë Ahmeti.
Sot në orën 15:00 pritet që Platforma të marrë formën finale, për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës, para seancës solemne të Ditës së Pavarësisë së Kosovës./A.Zeka/arbresh.info/
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...